Lajmet e fundit

Ka filluar mbyllja e qendrave të votimit në Kolonjë. Në KZAZ kanë mbërritur edhe kutitë e para.
Procesi i votimi për kryetar bashkie në Kolonjë ka vazhduar i qetë me përjashtim të disa incidenteve të vogla.
Në Qendrën e Votimit në fshatin Çlirim u bllokua votimi për disa orë pasi kishte pretendime nga kampi i PAA për blerje votash nga pala tjetër, shkruan Ora News.
Incidente të vogla ka pasur dhe në dy Qendra të tjera votimi. Votën e tyre e kanë hedhur dhe dy kandidatët për kreun e Bashkisë, Ilia Stefo i Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe Dritan Hajro për opozitën.
Në zgjedhjet e pjesshme vendore votojnë 16700 votues.