Lajmet e fundit
Në tri pikëkalimet kufitare me fluksin më të madh të automjeteve: Merdar, Mutivodë dhe Dheu i Bardhë, vazhdon të ketë kolona dhe pritje deri në tre orë.

Gjendja në vendkalimet kufitare sipas informatave te pranuara nga Policia e Kosovës, së fundmi, është e kënaqshme, por varësisht nga fluksi i automjeteve është duke ndryshuar.
Në pikëkalimin kufitar në Merdar, ka kolona të gjata të automjeteve që lëshojnë Kosovën, të cilat duhet të presin rreth tre orë, ndërsa pritjet në hyrje janë mesatarisht 10 minuta.
Pritje ka edhe në dy pikat tjera me fluks më të madh të automjeteve: në Mutivodë pritjet janë rreth 30 minuta, ndërsa në Merdar kolona është rreth 200 metra e gjatë, duke bërë që qytetarët të presin pothuaj po aq sa edhe në Mutivodë, njofton Klan Kosova.
Për dallim nga Merdari, Mutivoda dhe Dheu i Bardhë, në pikëkalimet tjera kufitare nuk ka kolona e as pritje të gjata.
Për të shkurtuar pritjet dhe lehtësuar qarkullimin, Policia e Kosovës njofton poashtu se ka shtuar personelin në pikëkalimet kufitare me fluks më të madh të automjeteve varësisht nga nevojat dhe kompetencat.