Lajmet e fundit

Ka vdekur në moshën 65-vjeçare profesori universitar dhe analisti politik Belul Beqaj.
Ferid Selimi, kolegu i të ndjerit ka treguar për komunikimin e fundit që kishte me të.
Ai tregoi se Beqaj, i kishte kërkuar atij që t'ia menaxhonte provimin e lëndës për shkak të gjendjes shëndetësore.
Selimi u shpreh i pikëlluar për vdekjen e Beqajt.
"Me pikëllim të thellë mora kumtin për ikjen në amshim të prof. Belul Beqaj. Mbrëmë komunikuam bashkë me të shkruar në viber e me email. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, më shkroi e më luti që ta menaxhoja provimin e lëndës së tij... Ngushëllime familjes Beluli e ngushëllime komunitetit arsimor e shkencor të Kosovës" - tha Selimi.