Vdekjen e aktorit Art Kurti e kanë përjetuar rëndë edhe kolegët e tij te seriali “O Sa Mirë”, njofton Klan Kosova.
Kurti u gjet i vdekur sot në një veturë në rrugën Gjakovë-Goden.
“Dhimbje të tmerrshme dhe pikëllim të pakufishëm na dha sot lajmi për vdekjen e Art Kurtit, kolegut fantastik që kishim në Serialin “O Sa Mirë. Tepër i ri për të shkuar”, thuhet në faqen zyrtare në Facebook të ‘O Sa Mirë’.
“Do ta kujtojmë gjithmonë mirësinë e tij, talentin e tij, të qeshurën e tij. Ngushëllime familjarëve, artistëve dhe miqve!”.
https://www.facebook.com/osamire.tv/photos/a.1155575407877679.1073741829.905082999593589/1383535515081666/?type=3&theater
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.