Lajmet e fundit

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovë, Kolë Berisha, ka deklaruar se refuzon të dekorohet nga presidenti, Hashim Thaçi.
Ai nuk ka bërë të ditura arsyet konkrete se pse refuzon dekoratën e dhjetëvjetorit të pavarësisë, por që ka thënë se ato janë të shumta, përcjell Klan Kosova.
“Me 23 Shkurt 2018, përmes Zyrës së Presidencës së Republikës së Kosovës, jam njoftuar se në mesin e personaliteteve që do të marrin Dekoratën e dhjetë vjetorit të Pavarësisë nga Presidenti Thaçi, gjendem edhe unë”, ka shkruar ai në Facebook.
“Së këndejmi, njoftoj Presidencën, Presidentin aktual dhe opinion e gjerë se unë nuk do ta pranoj Dekoratën në fjalë. Janë të shumta dhe të ndryshme arsyet që më shtyjnë të marr një vendim të tillë”.
“Mirënjohjen më të vlefshme për mua e kam marr nga populli i Kosovës, me respektin që ka treguar ndaj meje dhe dashurinë që tregon për Kosovën. Kësaj here do mjaftohem me kaq”.