Lajmet e fundit

Në ditët e nxehta, ju duhet të freskoheni patjetër apo s’do të mund të dilni jashtë shtëpisë fare nga temperaturat e larta.
Andaj këtu do të gjeni një koktej të lehtë freskues dhe vitaminoz gjithashtu.
Ju nevojitet:
100 ml rozë e ftohtë.
Një pjesë të vogël lëng manaferrash.
30 ml vodka.
Lëng limoni.
Një lugë çaji sheqer pluhur.
Përgatitja:
Vendosni manaferrat në një tundës kokteji, dhe tundëni ato, shto kube akulli pastaj, vodkën, lëngun e limonit, sheqerin.
Pasi të keni vendosur të gjitha këto, tundini të gjitha për t’a formuar lëngun e kombinuar.
Vendose pastaj në një gotë shampanje, dhe ja do t’a kesh një koktej jo shumë të rëndë për freskim, përcjellë Klan Kosova.