Lajmet e fundit

Punëtorët në një fabrike të Coca-Cola, në jug të Francës, kur kanë hapur një dërgesë në vend të pijeve kanë gjetur kokainë, transmeton Klan Kosova.
Fabrika e Coca-Cola në qytetin Signes, bën prodhimin e koncentrateve për pije të ndryshme.
Punonjësit e fabrikës kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe është duke u zhvilluar një hetim.
370 kg kokainë kanë qenë të fshehura në një dërgesë që do të duhej të përmbante pije të portokallit nga Costa Rica.
Në shekullin e 19-të është dyshuar që gjethet Coca janë përdorur në prodhimin e Coca-Cola, mirëpo kompania ka mohuar të ketë përdorur ndonjëherë kokainën si përbërës të shtuar në pije.