Lajmet e fundit

Ronald Koeman ka thënë se Everton duhet ta bindë Romelu Lukaku se ata mund të ia plotësojnë ambiciet në mënyrë që ta mbajë atë në klub.
Belgu është në mesin e golashënuesve më të mirë në Premier League, me 16 gola të shënuar, përfshirë edhe “katërshen” fantastike në fitoren 6:3 ndaj Bournemouth.
“Nëse klubi dhe ekipi përmirësohet dhe tregon ambicie është çdo herë mënyrë që lojtarët e mirë të qëndrojnë”.
“Kjo është çka na duhet të tregojmë në mënyrë që ta bindim se e ardhmja e tij, ose e ardhmja e afërt është në Everton”, ka thënë Koeman./Klan Kosova/