Lajmet e fundit

Besim Kodra, përfaqësues nga Shoqatat e Pacientëve të Kosovës, ka thënë që rasti i Nazlije Sherifit e cila vdiq për shkak të mungesës së ligjit për transplantim të organeve, është pasojë e shëndetësisë së brishtë.
Kodra në Info Magazine në Klan Kosova, ka treguar që cilat janë procedurat që u nënshtrohen atyre që kanë nevojë për transplantim.
"Në shëndetësi, janë me rëndësi rezultatet, të cilat ne i kemi jashtëzakonisht të këqija. Kemi një qytetare të re, e cila e ka humbur jetën sot dhe nuk është e vetmja. Kemi ankesa të shpeshta të qytetarëve, që kalojnë në procedura burokratike të kërkesave të paarsyeshme për të marrë fonde për trajtim jashtë institucioneve publike".
"Është Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, që këta pacientë i ndihmon dhe i subvencionon në shkuarjen e tyre jashtë institucioneve publike qoftë në Kosoë, qoftë jashtë. Por ai fond deri tani, ka hyrë në borxh për shkak të kërkesave enorme".
Kodra theksoi se nuk u respektua nevoja emergjente e 19 vjeçares.
"Kemi një qytetar që ka vdekur në listën e pritjes dhe mendoj që kjo është përgjegjësi e institucioneve të cilët duhet të japin të paktën një shpjegim se çfarë ka ndodhur. Të paktën është dashur ta ketë një trajtim të dinjitetshëm".