Lajmet e fundit

Në nenet që përcaktojnë luftë më të ashpër ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ai ka bërë të ditur se janë ndryshuar nenet që nga kontrabandimi e deri te mashtrimi dhe prodhimi i produkteve të dëmshme, si dhe ri-përcaktimin e veprave penale të korrupsionit, keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrjen e dhënien e ryshfetit, mashtrimin në detyrë, etj.
Sipas Tahirit, këto ndryshime i japin një përgjigje të fuqishme kërkesave për parandalimin e veprave korruptive në nivelin e ushtrimit të detyrës zyrtare.
“Dënimet për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin, ku do që ka pasur mundësi janë rritur dhe janë bërë kumulative në vend se alternative. Këto masa janë përkushtim konkret i yni për të mbrojtur integritetin e institucioneve tona dhe për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin në mënyrë të vazhdueshme dhe të pa kompromis”.
Edhe ndryshimet e parapara me koncept dokumentin për suspendimin e zyrtarëve publik në rast të ngritjes së aktakuzave për korrupsion janë përfshirë në këtë Kod të ri Penal, njofton Klan Kosova.
“Rrjedhimisht, janë propozuar amendamentet e reja që i ndalojnë personit zyrtar ushtrimin e funksionit në administratën publike apo në shërbimin publik deri në 10 vjet nga aktgjykimi dënues. Kjo dispozitë parasheh që kur zyrtari publik të dënohet për vepër penale të korrupsionit, atij t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve në shërbim publik deri në dhjetë vjet".
Ministri i Drejtësisë ka bërë të ditur se ky kod nesër do të jetë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që të procedohet më pas për në Kuvend.