Lajmet e fundit

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e saj britanik, Michael Fallon, ka theksuar faktin se bashkëpunimi dypalësh ka arritur në nivele të paimagjinueshme më parë.
Duke vlerësuar Mbretërinë e Bashkuar si një partner shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, Kodheli është angazhuar se vendi ynë do të vijojë të thellojë bashkëpunimin rajonal.
Në fokus të konferencës për shtyp ka qenë çështja e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit, një luftë që folësit e kanë konsideruar të përbashkët.
Shqipëria është organizatore e një stërvitjeje shumë të rëndësishme dhe shumëkombëshe, sipas asaj që u shpreh Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon. Ai ka premtuar se “angazhimet tona për sigurinë do të vijojnë, edhe pse Britania ka vendosur të largohet nga Bashkimi Europian”, raporton TCH, përcjellë Klan Kosova.
Fallon tha se ndodhet në Shqipëri për të vëzhguar stërvitjen e trupave tanë.