Lajmet e fundit

Mimi Kodheli, Ministre e Mbrojtjes së Shqipërisë ka thënë sot në Prishtinë se Kosova ka sfida të mëdha përpara dhe se po punohet bashkërisht për të bërë më të mirën e mundshme në rrugën e saj drejt strukturave euroatlantike.
"Dialogu bëhet përkrah strukturave të zgjedhura si dhe është e vetmja mënyrë për të stabilizuar situatën"
"Mos i bëni gabimet e shqiptarëve, mësoni nga gabimet tona. Kështu rrugëtimi juaj do të jetë më i shpejt dhe më i sigurt" ka shtuar ajo, njofton Klan Kosova.
Kodheli këto deklarata i bëri pas një takim që pati me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli.
Ndryshe, ministra shqiptare e mbrojtjes e cila po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë me të arritur në vendin tonë është pritur me një ceremoni ushtarake të organizuar nga Ministria e Forcës së Sigurisë, njofton Klan Kosova.