Lajmet e fundit

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ka përshëndetur rekomandimin për liberalizimine vizave për Kosovën.
Kocijançiq, përmes rrjetit social Twitter, në profilin e saj ka publikuar një status të shoqëruar me një fotografi ku tregon se Kosova është në rrugën e saj të udhëtimit lirshëm pa viza, njofton Klan Kosova.
Në Twitter ju mund të shihni disa nga proceset në të cilat ka kaluar me sukses Kosova, gjatë rrugëtimit deri tek Rekomandimi i Komisionit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën si dhe çfarë ka mbetur për t'u përmbushur deri në pikën përfundimtare ku qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza.
Për më shumë lexoni udhëzimet më poshtë, njofton Klan Kosova.
https://twitter.com/MajaEUspox/status/727821256070995972