16.03.2017 · përditësuar para 3426 dite1 min lexim
Komisioni Europian vlerëson se çështja e pronës në Kosovë duhet të zgjidhet bazuar në një proces transparent ku do të përfshiheshin të gjitha komunitetet, transmeton Klan Kosova.
Maja Kocijançiq, zëdhënësja e Komisionit Europian ka thënë se çështjet e pronave janë të ndjeshme dhe mund të zgjidhen vetëm në këtë mënyrë.
Kocijançi ka thënë kështu duke iu referuara deklaratave kundërthënëse të Kosovës dhe Serbisë sa i përket çështjes së pronave.
Reagimet e shumta sidomos nga Serbia kanë ardhur pas vendimit, të marrë nga Qeveria e Kosovës, me 1 mars ku thuhet se të gjitha patundshmëritë në emër të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, përkatësisht të ish-Republikës Socialiste të Serbisë, të regjistrohen si prona të Republikës së Kosovës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.