Melazim Koci, njohës i politikës, tha në “Edicionin Special” në Klan Kosova se situata në Ngushticën e Hormuzit mund të komplikohet.
Koci tha se nuk e përjashton mundësinë e ndonjë incidenti direkt mes dy superfuqive si Amerika dhe Kina, shkruan KlanKosova.tv.
"Çështja e Ngushticës së Hormuzit mund ta komplikojë situatën sepse, sipas shtypit amerikan ka afrim të anijeve kineze të cilat Pekini ka kërkuar që të ndiqen me forca të armatosura dhe incidentet eventuale ndërmjet...Nuk e përjashtoj mundësinë e ndonjë incidenti direkt amerikano-kinez që do ta komplikonte shumë situatën", tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=SEtcCB9uPo8
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.