Lajmet e fundit

Gazetari, Milazim Koci ka folur rreth mbledhjes së djeshme për dinarin e Banjskën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Ai tha se kryeministri, Albin Kurti ka qenë më bindës në argumente sesa ishte presidenti i Serbisë, përcjell Klankosova.tv.
Po ashtu sipas Kocit esenca e gjithë kësaj që po flitet nuk është se a doli fitues Kurti apo Vuçiqi, por përse erdhi Kosova deri në këtë situatë që të caktohet mbledhje për të nga Këshilli i Sigurimit.
“Ne mbrëmë kemi parë vetëm majën e ajsbergut, ballafaqimin e Kurtit me Vuçiq, reagimet e fuqive të mëdha dhe disa të tjerave, por esenca është diku tjetër, nuk është se a fitoi Kurti apo Vuçiq, Kurti ishte më bindës në argumente, i dispononte argumentet, artikulonte më mirë”, tha Koci në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Por esenca është se përse ka ardhur Kosova në atë situatë që ta caktohet mbledhje e Këshillimit të Sigurimit, sepse mund të them se ky nuk është zhvillim i mirë për Kosovën”.