Lajmet e fundit
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës në fund të shkrimit të tij ka qenë shumë i direkt dhe i ashpër me bashkëshortin e Haxhiut: "Le ta ruaj “kukullen”e vet në shtëpi se i duhet me i fshehë bombolat e gasit, aty ku nuk duhet, për kuvend!"

Zëvendësministri në detyrë i Financave, Gani Koci, është treguar i ashpër me burrin e deputetes së zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Koci, përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare të Facebook, e ka akuzuar atë se ka urrejtje patologjike ndaj Drenicës, duke theksuar se s'do të mund t'i frikësojë, njofton Klan Kosova.
“Urrejtja patologjike e militantëve të Vetvendosjes ndaj Drenices në veçanti, dhe ndaj PDK-së në përgjithsi nuk ka të ndalur!
Burri i Albulena Haxhiut, vërtetë nje kriminel i Bandes kriminale të Dardanëve te VV-së, pērpiqet ta “frikësoj” Blerta Deliun, pas debatit në RTK, me këtë mesazh!
E kanë të kotë! Le ta ruaj “kukullen”e vet në shtëpi se i duhet me i fshehë bombolat e gasit, aty ku nuk duhet, për kuvend!”