Koalicioni për Familjen ka publikuar agjendën e drejtuesve të tyre për sot.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në orën 10:00, do të vizitojnë Odën Ekonomike të Kosovës, ku do të kenë mundësinë të shohin nga afër punën dhe angazhimin e saj për mbështetje dhe zhvillim të biznesit në vend.
Në orën 11:00, liderët e koalicionit do të vizitojnë Shoqatën e Pensionistëve, ku do të njoftohen me nga afër me kërkesat dhe problemet me të cilat ballafaqohen pensionistët në Kosovë.
"Ky aktivitet ka për qëllim të theksojë angazhimin e liderëve të koalicionit për përmirësimin e kushteve për bizneset dhe për të adresuar shqetësimet e pensionistëve në vend", thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.