Lajmet e fundit

Koalicioni në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Alternativës, është në proces të finalizimit.
Ky koalicion vie në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme gjë të cilën e ka konfirmuar për Klankosova.tv, njëra ndër themelueset e subjektit Alternativa, Mimoza Kusari-Lila.
Kusari-Lila shtoi se ende janë në finalizim të bisedimeve mes strukturave të këtyre dy partive politike për të arritur në një vendim përfundimtar për bashkëpunim në mandatin e ardhshëm qeverisës, njofton Klan Kosova.