Lajmet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar që gjatë dhjetë ditëve të ardhshme të ratifikohet në Kuvend Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi. Por, partnerët e koalicionit qeverisës (PDK-LDK) thonë se kjo gjë nuk mund të ndodhë, pasi që, siç thonë ata, duhet një konsensus më i gjerë për t’i siguruar votat e nevojshme
Kërkesa e presidentit Hashim Thaçi, që Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi të ratifikohet në Kuvend në dhjetë ditët e ardhshme, është hedhur poshtë nga partnerët e koalicionit qeverisës.
Sipas përfaqësuesve të koalicionit, kjo çështje nuk mund të bëhet gjatës javës së ardhshme, pasi sipas tyre, ka mospajtime edhe brenda këtyre dy partive (PDK-LDK) dhe se duhet të arrihet një konsensus për të siguruar votat e nevojshme për ratifikim, shkruan 'Zeri'.