Lajmet e fundit

Në një konferencë për media të mbajtur në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Visar Ymeri nga Partia Socialdemokrate ka shpalosur programin qeverisës të koalicionit AAK-PSD, me theks të veçantë atë të zhvillimit ekonomik, njofton Klan Kosova.
Ymeri ka deklaruar se "qeveria e ardhshme e udhëhequr nga ta ka në fokus krijimin e një fondi zhvillimor i cili do të krijohet dhe mbikqyret nga Kuvendi i Kosovës dhe do të ndikojë në fuqizimin e bizneseve vendore dhe hapjen e vendeve të reja të punës".
Për zhvillim ekonomik foli edhe Muhamet Spahiu i cili tregoi se "qeveria e ardhshme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj do t'i kushtojnë vëmendje politikave fiskale ku do të ofrohen lehtësira për afaristët vendor, si lirimin e mallrave nga marrja e TVSH-së në kufi e subvencionim të pagës deri në 50 përqind brenda vitit të parë për bizneset që pranojnë punëtorë të rinj".
Në konferencë u bë e ditur edhe vendi prej ku do të fillojë fushatën nesër ky koalicion e që është Suhareka me fillim në orën 18:00, njofton Klan Kosova.