Lajmet e fundit

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein mori pjesë paraditen e së hënës në një aktivitet të organizuar në Tiranë pas konkluzioneve të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian.
Në aktivitet ishte i pranishëm edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin.
“Duhet të bëni detyrat e shtëpisë, hap pas hapi”, tha Fleckenstein.
Ndërsa Bushati deklaroi se “duke u nisur nga precedenti që BE-ja ka vendosur me Malin e Zi dhe Serbinë, e dinim që do të ishte një vendim me afat kohor”.
“Një vit kohë mendoj se do të jetë i mjaftueshëm për punën përgatitore, që më pas të nisin zyrtarisht negociatat”, tha ai, shkruan Top Channel.
Vlahutin theksoi se vendi ka humbur shumë kohë në të shkuarën por është e rëndësishme që Shqipëria ka bërë punë të madhe me reformën në gjyqësor.
“Pa reformën në gjyqësor, sot nuk do të ishim duke bërë këtë diskutim”, tha ajo.