Lajmet e fundit

Ish reperi i famshëm botëror Suge Knight ka paditur producentin Dr Dre, duke thënë që ylli i repit ka angazhuar vrasës me pagesë, që të vrasë këtë të parin, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Knight ka deklaruar që Dr Dre është përgjegjës për dy atentate ndaj tij.
Ai gjithashtu ka thënë që Dre është pajtuar që t’i jap Knight 30% të fitimeve tërë jetën, duke përfshirë edhe aksionet e tij në Apple, pas blerjes së produkteve të Dre’s Beats.
Ndërsa avokatët e Dre kanë mohuar këto akuza duke thënë që Knight dhe Dre nuk kanë kontaktuar për 20 vite.