Lajmet e fundit

Një ekip i KMDLNj –së, në kuadër të bashkëpunimit rajonal për të drejtat e personave të privuar nga liria dhe parandalimin e torturës, ishte për një vizitë pune dhe monitoruese në Shqipëri.
Gjatë kësaj vizite ata u takuan me me ministrin e Drejtësisë së Shqipërisë Ylli Manjani me të clin biseduan për trajtimin e personave të privuar nga liria, shtetas të Shqipërisë që e vuajnë dënimin në Kosovë si dhe për shtetasit e Kosovës që e vuajnë dënimin në Shqipëri.
KMDLNj vlerëson se këtyre shtetasve, në paraburgim apo në vuajtje të dënimit u shkilen të drejtat elementare e personave të privuar nga liria dhe kërkoi që ata, pavarësisht ku i kanë kryer veprat penale, dënimin duhet ta vuajnë në vendin e tyre prandaj kërkoi nga Manjani që kjo e drejtë të respektohet.
Numri një I drejtësisë në Shqipëri Ministri Manjani u pajtua me këtë por ofroi argumente se kjo çështje, për momentin nuk është e realizueshme për shkak të mbipopullimit të burgjeve të Shqipërisë dhe kërkesës të disa shteteve të BE – së t’i pranojë shtetasit e dënuar shqiptarë numri i të cilëve nuk është i vogël, transmeton Klan Kosova.