Lajmet e fundit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka realizuar një vizitë monitoruese në Institutin Special në Shtime. Vizita u realizua në kuadër të mandatit për monitorimin e të drejtave të njeriut të personave me aftësi të kufizuara psiko – fizike .
Monitoruesit fillimisht takuan Xhemajl Dugolli, drejtor i Institutit i cili na njoftoi me gjendjen e përgjithshme dhe u diskutua edhe gjendja sa i përket furnizimit me mjete higjienike, veshmbathje dhe furnizim me ushqim.
"Gjendja aktuale në Institutin Special në Shtime është përmirësuar dukshëm falë renovimeve të bëra në objektet e këtij Instituti. Pastërtia është në nivel dhe monitoruesit kanë vlerësuar sjelljen e stafit ndaj klientëve si pozitive"
" Monitoruesit kanë vlerësuar lartë edhe ndarjen në kategori të klientëve dhe rregullimin e hapësirave për zhvillimin e aktiviteteve apo terapisë okupuese. Klientët në Institutin Special në Shtime kanë mundësi për të realizuar një numër të aktiviteteve të lira si rrobaqepsi, punime druri, punë dore (tapiseri), vizitame, shkrime (për ata që duan)"
"Është për t’u vlerësuar lartë marrëveshja që Instituti ka realizuar me një disa Universitete që studentët e tyre të kryejnë praktikën profesionale në këtë Institut", thuhet në një njoftim të KMDLNj-së.
Ky këshill njofton se gjatë këtij monitorimi u gjetën edhe disa mangësi , mungesa e veshmbathjeve që dëmtohen lehtë nga klientët, mungesa e orendive, sirtarë pë rroba, karrige etj., transmeton Klan Kosova