Lajmet e fundit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave d he Lirive të Njeriut ka komentuar arrestimin e shtetasit turk,Ugur Toksoy, me qëndrim të përkohshëm në Kosovë i cili ishte i punësuar në OJQ “Atmosfera” në Prizren.
"Arrestimi është bërë me kërkesën e autoriteteve turke me akuzë se z. Ugur Toksoy, si anëtar i Lëvizjes së Gylenit – Hizmet qenka marrë me organizime terroriste , në përpjekje të rrëzimit të Presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan"
KMDLNJ konsideron se arrestimi i tij si dhe kërkesa për ekstradim , me një procedurë të përshpejtuar është e motivuar politikisht dhe si e tillë duhet të refuzohet nga autoritetet kosovare.
Ky këshill gjithashtu thekson se ekstradimi i një të arrestuari në një shtet tjetër, me kërkesë të atij shteti është detyrim ndërkombëtar mirëpo, në rast kur vlerësohet se personi i ekstraduar mund t’i nënshtrohet një hetimi brutal, ç’njerëzorë dhe se ndaj tij do të përdoret një torturë fizike dhe psikike me ç’rast , përveç rrezikimit të shëndetit, seriozisht do t’i rrezikohej edhe jeta, ekstradimi nuk duhet të zbatohet, ndryshe Kosova do të identifikohej si vend që ka kontribuar në shkeljen e të drejtave të njeriut përmes ekstradimit.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave d he Lirive të Njeriut iu ka bërë thirrje autoritetet kosovare që në rastin konkret të përcaktohen për mbrojtje të drejtave të njeriut e jo t’i nënshtrohen kërkesës krejtësisht politike dhe të mos e ekstradojnë Ugur Toksoy në Turqi, ndryshe do të bëhen bashkëpjesëmarrës dhe bashkëfajtotë gjitha dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, transmeton Klan Kosova.