Lajmet e fundit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut vlerëson se Qeveria e Serbisë e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq është trashëgimtare e mbretërve të Serbisë , komunistëve çetnikë të Rankoviqit dhe fashistëve socionalistë të Milosheviqit.
Sipas këtij këshilli "dje në Zveçan , kryetari i serbëve të Kosovës , Marko Gjuriq me peshkopin Teodosije dhe ministrat si dhe z/kryeministrin kuislingë të Serbisë në kabinetin e kryemimistrit Mustafa e vunë gurin themeltar për ndërtimin e 300 shtëpive në Lagjen “Kodra e Diellit – Terri i Nëntokës “ në Zveçan "për kolonizim të kësaj pjese të okupuar të Kosovës me paramilitarë të pasistemuar nga Republika Srspka dhe Srspka Krajina nga është edhe ministri kuisling , Ljubomir Mariq".
"E drejta për kthim në shtëpitë e tyre dhe shfrytëzim i papenguar i pronës private është e drejtë e patjetërsueshme dhe njëra ndër të drejtat elementare e njeriut. Pra , rrjedhimisht kjo e drejtë vlenë edhe për serbët e shpërngulur për shkaqe objektive apo subjektive "
KMDLNj rikujton se çdo përpjekje për kthim të shqiptarëve në veri të Kosovës është penguar nga “Rojat e Urës", serbët lokal e sidomos nga ndërkombëtarët (UNMIK).
"Nëse ndërtimi i kësaj lagjeje kriminale një etnike është kundër politikave dhe planeve hapësinore të Qeverisë së Kosovës e që është thënë se është e tillë sipas deklaratave të politikanëve kosovarë , çfarë atëherë kërkojnë aty ministrat e kabinetit Mustafa , Jeftiq , Mariq dhe zvkryeministri Stojanoviq?!
"Këta kuislingë të Serbisë asnjëherë nuk mungojnë kur duhet të dëshmohet prania e Serbisë në Kosovë dhe gjithmonë mungojnë kur duhet të dëshmohet shtetësia e Kosovës? Pse dhe deri kur duhet të durohen këta kuislingë dhe pse duhet të paguhen nga taksat tona për punë që e bëjnë për llogari të Serbisë dhe në dëm të Kosovës?! "
"Spastrimi “human” i veriut të okupuar të Kosovës nga shqiptarët është në përfundim e sipër kurse Lagjja kriminale “Kodra e Diellit” që po ndërtohet nga Serbia , ndërkombëtarët dhe një pjesë e politikanëve të kriminalizuar kosovarë do të vuloset pasi të përfundojë kjo lagje dhe pasi të fillojë ndërtimi i lagjeve simotra!" theksohet në reagimin e KMDLNj-së, transmeton Klan Kosova.