Lajmet e fundit
"o të punonte si duhej Tribunali i Hagës, UNMIK –u dhe EULEX –i , nuk do të kishte fare nevojë për themelimin e Gjykatës Speciale ku gjejnë strehë dhe punë të dështuarit e Tribunalit të Hagës, ata të UNMIK –ut dhe EULEX –it dhe avanturierë të tjerë që drejtësinë e marrin dhe e përdorin si mundësi për mbushje të xhirollogarive dhe dhunim të drejtësisë"

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut konsideron se themelimi i Gjykatës Speciale nuk është gjë tjetër veç krijimi i një strehe të re për të gjithë ata që kanë dështuar ta kryejnë punën e tyre në Tribunalin e Hagës, në UNMIK dhe në EULEX.
Në një komunikatë për media theksohet se dështimet e misioneve të huaja në zbatimin e rendit dhe ligjit janë adresuar pa të drejtë si përgjegjësi e autoriteteve vendore, të cilat siç thuhet lëre më që nuk janë pyetur për gjë, por janë injoruar në skajshmëri.
Sistemi i drejtësisë në Kosovë, që nga përfundimi i luftës ka qenë i mbikëqyrur dhe kontrolluar nga faktori ndërkombëtar përmes misionit të UNMIK –ut dhe EULEX –it. Këto misione kanë shqyrtuar rastet më të rënda si ato të krimeve të luftës, krimit të organizuar të nivelit të lartë, korrupsionit të “peshqve të mëdhenj”, trafikimit me qenie njerëzore si dhe konflikteve me motive etnike dhe politike. Nëse bëhet një përmbledhje e rezultateve në këto fusha, del se janë fare modeste apo nuk ka rezultate hiç. Këto misione nuk e kanë pasur për qëllim sigurimin e drejtësisë për viktima e as ndarjen e përgjegjësisë për ata që kanë bërë krime por janë angazhuar që , përmes proceseve që kanë qenë edhe të kurdisura, të sigurojnë një qetësi apo siguri të brishtë e që nënkupton se i kanë shërbyer proceseve politike. Përmes këtyre proceseve i kanë bërë presion dhe shantazh faktorit politik kosovar (që edhe në disa raste ka qenë i kompromituar dhe korruptuar) sikur që i ka bërë lëshime të paimagjinueshme Serbisë, përkatësisht regjimit kriminal, që nga Millosheviqi e deri te Vuçiqi, Vulini, Daçiqi etj.Mospuna, mossuksesi, dështimi apo mosdashja e përmbushjes së misionit të UNMIK –ut dhe EULEX –it është adresuar si përgjegjësi e autoriteteve vendore që , jo se janë pyetur për diçka por janë injoruar skajshmërisht. Po të punonte si duhej Tribunali i Hagës, UNMIK –u dhe EULEX –i , nuk do të kishte fare nevojë për themelimin e Gjykatës Speciale ku gjejnë strehë dhe punë të dështuarit e Tribunalit të Hagës, ata të UNMIK –ut dhe EULEX –it dhe avanturierë të tjerë që drejtësinë e marrin dhe e përdorin si mundësi për mbushje të xhirollogarive dhe dhunim të drejtësisë.
Vetëm pasi ta kenë përfunduar mandatin apo janë larguar nga puna, prokurorë dhe gjykatës të Tribunalit të Hagës, UNMIK –ut dhe EULEX –it kanë folur për dështimet, proceset e kurdisura për eliminime politike, korrupsion marramendës të këtij personeli e që pikërisht nga këto misione është dashur të hetohen, gjykohen dhe dënohen.
Këta mercenarë shëtitës të ripunësuar në kundërshtim me çdo moral njerëzorë dhe ligjeve pozitive, do ta vazhdojnë orgjinë e korrupsionit edhe në Gjykatën Speciale për shkak të përfitimeve të mëdha materiale, diktateve politike të të pushtetshmëve si dhe avancimit të tyre në karrierë. Këtyre, sikur edhe disa politikanëve kosovarë nuk iu intereson drejtësia për viktima dhe dënimi i kriminelëve por u intereson xhirollogaria dhe ruajtja e lëkurës. Si në kohën e Tribunalit të Hagës , misioneve të kriminalizuara të UNMIK –ut dhe EULEX –it e deri te misioni ,pa asnjë dyshim i dështuar, (me qëllim dhe i planifikuar) i Gjykatës Speciale e cila është një vazhdimësi e ndikimeve politike sikur te ato të tjerat! Do të ishte befasi e shkëlqyer nëse ndodhë e kundërta!