Lajmet e fundit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, kërkon përmbajtje dhe distancim nga veprime të dhunshme, duke e dënuar dhunën e deritashme, që nga përdorimi i gazit lotsjellës, e sidomos përdorimin e koktejit molotov.
"Demokracia i ka rregullat dhe forca politikepërcaktohet në bazë të votave të qytetarit i cili, ashtu si ta jep besimin, gjithashtu edhe ta merr besimin e dhënë. KMDLNj fton të gjitha palët të sillen në mënyrë të përgjegjshme duke epërjashtuar dhunë si mjet për zgjidhjen e problemeve politike dhe duke e përdorur dialogun si mjet për zgjidhje gjë që nuk e kanë bërë deri më tani."
"Nuk ka dalje nga kriza me dhunë, kërcënime, arrestime të deputetëve, gaz lotsjellës, koktej Molotovi, arrogancë të numrave, bojkot, kushtëzim apo shantazhim për përfitime personale dhe politike. Kjo pikërisht po ndodh sot në Kosovë. Kosova aktualisht ndodhet në udhëkryq ku janë vetëm dy rrugë, ajo drejt demokracisë dhe ajo drejt anarkisë!" thuhet mes tjerash në reagimin e këtij këshilli, transmeton Klan Kosova.