Lajmet e fundit

Përfaqësues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) vizituan katër serbët të cilët janë transferuar në një burg afër Podujevës, nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë.
Përfaqësuesit e KMDLNJ kanë deklaruar që të burgosurit në fjalë do të duhej të ishin në burg sa më afër familjarëve të tyre, transmeton Klan Kosova.
Ndër të tjera është thënë që personat në fjalë nuk mund të zhvendosen pa njoftim paraprak.
Në burgun në Podujevë nuk ka punëtorë serb dhe këta katër të burgosur janë banorët e parë të këtij nacionaliteti në këtë burg.
Ndërsa në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë që nga dita e shtunë është duke u zhvilluar një grevë urie, për kundërshtimin e zhvendosjes së të burgosurve të lartpërmendur.