Lajmet e fundit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ka reaguar për arrestimin e fundit të shefit të protokollit të FSK-së, Gafur Dugollit.
Sipas KMDLNj’së arrestimet e politikanëve kosovarë nuk po mbështeten në fakte dhe se Serbia ka lista të sajuara po arrin t’i bind shtete fqinje t’i arrestojë shqiptarët për krime lufte që nuk i kanë bërë.
“Nuk është kjo hera e parë që një zyrtar i Kosovës ndalohet dhe arrestohet në bazë të kërkesës së Serbisë. Ndalime apo më mirë të themi arrestime janë bërë edhe ndaj bartësve më të lartë të posteve institucionale (kryeministra e ministra) të Kosovës e të cilët pastaj janë liruar, pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve dhe shteteve mike." thuhet në një komunikatë për media të këtij këshilli, transmeton Klan Kosova.