Lajmet e fundit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë ka kërkuar bërjen publike të rezultateve të autopsisë së kosovarëve të vrarë në Kumanovë.
Ky këshill në një kumtesë për media thotë se autoritetet maqedonase , përkatësisht ekspertët mjeko-ligjorë e kanë përfunduar autopsinë mirëpo nuk ua kanë dorëzuar familjarëve këto rezultate ndonëse kishte përfunduar identifikimi i të vrarëve e as autoriteteve kosovare
Sipas KMDLNj-së edhe në Kosovë ka përfunduar autopsia por as për këto rezultate familjarët nuk janë informuar.
"Autoritetet kosovare gjithashtu nuk janë të detyruara të presin palën maqedonase bërjen publike të rezultateve të autopsisë aq më parë që e drejta për t’u informuar për fatin e familjarëve që janë vrarë apo ekzekutuar në Kumanovë është e drejtë e njeriut dhe si e tillë duhet të respektohet" thuhet në komunikatën e KLMDNj-së.
Këta të fundit potencojnë se edhe Ambasada e së Kosovës në Shkup duhet t’u dalë në ndihmë familjarëve duke iu siguruar informatat e duhura për rrethanat e vrasjes së tyre, transmeton Klan Kosova.