Lajmet e fundit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj grafiteve të bëra në murin e Fakultetit Filologjik në Prishtinë ku u kërcënuan me jetë Presidenti Hashim Thaçi, Naim Tërnava , kryeimam i BIK –ut , Shpend Ahmeti , kryetar i Prishtinës dhe Albin Kurrti nga Vetëvendosje.
"Këto kërcënime u shkruan si grafite në muret e fakultetit filologjik të Universitetit të Prishtinës dhe përmbajtja e tyre apo preteksti i kërcënimit ishte me karakter antifetar përkatësisht ndërlidhej me ndërtimin e Xhamisë së Madhe në lagjen Dardania në Prishtinë"
" Përshkallëzimi i fjalorit të dhunshëm rreth ndërtimit të xhamisë ka marrë përmasa të një fushate gjë që nuk ishte e theksuar për kishën ortodokse në oborrin e Universitetit të Prishtinës apo Katedralen katolike në qendër të Prishtinës e ndërtuar mbi themelet e një gjimnazi prestigjioz gjë që tregon se toleranca fetare në Kosovë po bie si viktimë e ndikimeve politike dhe se këta tre tempuj të besimeve të ndryshme janë politizuar skajshmërisht dhe nuk janë në funksion të realizimit të të drejtave fetare dhe përmbushjes së nevojave shpirtërore por po shërbejnë kryesisht për qëllime politike"
KMDLNj njëherit kërkon hetime për kërcënime me jetë që u bën sot përmes grafiteve sikur edhe ndaj të gjithë atyre që kërcënohen për shkak të lirisë së fjalës dhe shprehjes së lirë të mendimit nëse edhe nëse me atë mendim nuk pajtoheni