Lajmet e fundit

Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, e ka dënuar hedhjen e granatë së dorës në shtëpinë e Mentor Shalës, drejtorit të Radiotelevizionit të Kosovës, duke thënë se seriali i hedhjes së bombave po vazhdon dhe sulmuesit s’u kapën ende.
“KMDLNj e dënon ashpër këtë sulm mbi shtëpinë dhe jetën e drejtorit të RTK – së dhe familjes së tij duke përkujtuar se gjuha jo tolerante, nxitëse dhe rivaliteti deri në armiqësi po ndikon në përshkallëzimin e situatës. Është i pabesueshëm fakti se deri më tani nuk janë zbuluar autorët e sulmeve të armatosura të cilat janë shpeshtuar shumë kohëve të fundit duke bërë përpjekje të mbillet panikë dhe pasiguri e përgjithshme”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së, raporton Klan Kosova.
Ky këshill konsideron se nëse dorasit nuk kapen, Kosova mund të shkojë drejt një anarkie dhe kërkon nga organet e drejtësisë dhe hetuesisë që t’i kapë autorët e këtyre dy sulmeve, e t’i nxjerrë para drejtësisë.