Lajmet e fundit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj për të cilin KMDLNj thotë e pati një deklaratë shumë diskriminuese në adresë të kandidatit për nënkryetar të kësaj komune ,. Fetah Rudii cili, pas një sulmi të armatosur nga persona të pa identifikuar mbeti në karrocë , si person me aftësi të kufizuar.
Sipas KMDLNj-së, pikërisht kjo gjendje e z. Rudi është arsye që kryetari aktual i Malishevës deklaron se ai nuk mund të jetë nënkryetar për shkak se karroca e kufizon lëvizshmërinë gjë që është në kundërshtim të plotë me ligjet në fuqi në Kosovë
Ky këshill i ka kujtuar kryetarit të Malishevës , Ragip Begaj se në vendet ku respektohet ligji dhe ku ka demokraci të zhvilluar personat me aftësi të kufizuar kanë bartur edhe poste ministrore dhe kontributi nuk ka qenë aspak më i vogël se i ministrave tjerë.
"Kryetari Begaj duhet t’i kërkojë një falje publike z. Rudi , si detyrim moral ndërsa nuk duhet t’i bëjë asnjë pengesë z. Rudi për vend të punës, si detyrim ligjor." thuhet në reagimin e tyre, transmeton Klan Kosova.