Lajmet e fundit

Tre persona janë arrestuar në lidhje me sulmet masive në një bar të Floridas, ku si pasojë mbetën të vrarë dy persona dhe të plagosur 17 të tjerë.
Sulmi ndodhi në barin ‘Blu’ të Floridas, derisa aty po mbahej një parti për të rinj, përcjellë Klan Kosova.
Sipas deklaratës së policisë lokale, bëhet e ditur që personat e lënduar janë dërguar për trajtim në spitale ku disa prej tyre kanë marr edhe kurën emergjente.
Ndërkaq dëshmitarët derisa gjendeshin në spital, kanë përshkruar ngjarjen në Klubin Blu si një ‘’shtëpi e të çmendurve’’, përcjellë Klan Kosova.