Lajmet e fundit

Antonio Conte dëshiron që ta transferojë në Chelsea dyshen e Romës, Radja Nainggolan dhe Antonio Rudiger në afatin kalimtar veror, raporton The Sun, transmeton Klan Kosova.
Nainggolan ka qenë në listën e dëshirave të Contes që pas arritjes së menaxherit italian në Stamford Bridsge dhe atij i duhen vetëm paratë që ta sigurojë këtë marrëveshje.
Në anën tjetër, Rudiger shihet si nje zëvendësim ideal për Terryn që do të largohet, ndërsa Kalidou Koulibaly siç duket nuk bën më pjesë në planet e Chelseas.