Lajmet e fundit

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka pasur fjalë të mëdha për atë të Real Madridit, Zinedine Zidane, para ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve që zhvillohet sonte mes këtyre dy klubeve.
“Nëse njerëzit mendojnë që Zidane nuk ka dituri, shumë njerëz e mendojnë këtë edhe për mua”, iu ka thënë Klopp reporterëve.
“Dhe do të ishte qesharake nëse dy trajenrë që nuk dinë asgjë për taktikat janë në finalen e Ligës së Kampionëve”.
“Çfarë flet kjo për lojën? Zidane është njëri nga pesë lojtarët më të mirë që ka luajtur ndonjëherë futboll, dhe në tre vjet, sa kam qenë te Liverpool, ai te Real Madridi ka gjasa që ta fitojë Ligën e Kampionëve për herë të tretë, e që nuk është arritur më parë”.
“Sidoqoftë ai është brilant, siç ishte si lojtar, dhe grupi i lojtarëve që ka punojnë si orë zvicerane. E kam parë shumë ekipin e tij duke luajtur, dhe luajnë futboll fantastik. Në momente, është i organizuar kur është nevoja, dhe është kaotik kur është nevoja”.
“Të gjithë janë lojtarë të klasit botëror, por është futboll, andaj ka mundësi për ekipin tjetër po ashtu. Zidane ka qenë gjithmonë luftëtar, kur u rrit te Marseille, dhe në karrierën e tij duhet që të jesh luftëtar, dhe si lojtar ishte shumë më i mirë se të gjithë të tjerët, por prapë ishte luftonte”.
“Pashë fytyrën e tij kur dikush e pyeti për urinë tonë dhe të Real Madridit, dhe ai që e parashtroi pyetjen e zemëroi Zidane-n. Kemi jetë të ndryshme dhe duhet ta bëjmë atë për të cilën paguhemi”.