Lajmet e fundit
Liverpooli e pret të mërkurën Arsenalin dhe ish menaxheri i Borussia Dortmund ka lavdëruar shumë homologun e tij.

Jurgen Klopp ka lavdëruar Arsene Wenger dhe mënyrën e tij unike të konceptimit të futbollit.
Liverpooli i tij do të përballet me Arsenalin të mërkurën dhe ish shefi i Borussia Dortmund ka insistuar se ai ka respekt për francezin dhe stilin e tij.
“Respekti im për të është i vazhdueshëm për shkak të punës së madhe që duhet bërë në Premierligë”.
“Ai është një nga më të respektuarit nga unë sepse ka bërë punë të madhe”.
“Është menaxher shumë kualitativ, një nga më të mirët në botë pa kurrfarë dyshimi”.
“Ai është maniak futbolli, në kuptimin e mirë të fjalës”.