Lajmet e fundit
Menaxheri i Reds insiston se kapiteni nuk do të largohet nga skuadra, pasi është shumë i rëndësishëm.

Jurgen Klopp ka thënë se Jordan Henderson nuk do të largohet nga Liverpool.
Pozita e Henderson është vënë në rrezik vitin e fundit për shkak të lëndimeve të shpeshta me të cilat u përball ai.
Po Klopp ka deklaruar se kapiteni nuk do të largohet, megjithë kritikat që ka marrë kohët e fundit.
"E shoh atë në stërvitje përditë, ndaj nëse do të kisha dyshime në të, nuk do të ishte aty".
"Më pëlqen si lojtar dhe është shumë i rëndësishëm për skuadrën. Nuk kam dyshime në të".