Lajmet e fundit

Jurgen Klopp ka thëën se ai është fajtori për humbjen e Liverpool nga Sevilla në finale të Ligës së Europës.
Skuadra e drejtuar nga gjermani ishte në epërsi pas pjesës së parë, por spanjollët u kthyen fuqishëm në të dytën, për të triumfuar për të tretën herë radhazi në këtë garë.
Klopp e ka marrë përgjegjësinë për disfatën, duke mos ua lënë atë aspak lojtarëve, paraqitja e të cilëve në pjesën e dytë la shumë për të dëshiruar.
“Nuk e arritëm nivelin tonë. Tani është puna ime që të mos i lejoj lojtarët ta ndjejnë aq shumë presionin. E pamë në lojë pasi ata e shënuan golin e parë. Ndryshoi. Shumë njerëz kanë menduar që ne kemi mundur ta ndryshojmë sërish. Golat ishin shumë të lehtë”.
“Në këtë moment, unë jam përgjegjës për këtë paraqitje. Nuk ka kritika dhe kam folur me lojtarët e mi. Askush në stadium nuk besonte. Mendova që mund t’i ndryshonim gjërat por s’ishte e mjaftueshme”.