Lajmet e fundit
Sulmuesi ka qenë titullar në vetëm pesë ndeshje këtë edicion, duke rritur spekulimet, por shefi i Reds ka thënë se nuk ka kurrfarë mundësie që ai të largohet gjatë dimrit

Jurgen Klopp ka mohuar mundësinë e largimit të Daniel Sturridge në afatin kalimtar të janarit.
Anglezi, që për momentin është i lënduar, ka qenë titullar në vetëm pesë ndeshje këtë edicion, pasi Roberto Firmino është i preferuari i gjermanit për atë pozitë.
Por Klopp është tallur me spekulimet për një largim të mundshëm të Sturridge në janar.
“Mendoj se po krijohet rrëfim aty ku mungon një i tillë”.
“Nuk ka kurrfarë mundësie që Sturridge të largohet, sikur edhe secili lojtar i skuadrës së parë. Do të ishte e palogjikshme”.