Lajmet e fundit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thurur lavde për homologun e tij, Erik ten Hag, dhe për Manchester Unitedin.
Dy rivalët e kahershëm do të përballen të dielën në kuadër të Premier Ligës dhe përderisa të Kuqtë nuk po kalojnë nëpër formë të mirë, klubi nga Old Traffordi është në formë të mrekullueshme.
“Ata janë shndërruar në makinë rezultatesh. Ata po nxjerrin rezultate me disa performanca vërtet të mira”, ka thënë Kloppi.
“Top futboll, dhe nëse nuk ecën shumë mirë, ata prapë nxjerrin rezultate”.