Lajmet e fundit

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka marrë pushim nga futbolli dhe angazhimet dhe ka vendosur që të relaksohet në bregdetin meskikan.
Klopp, i cili në ditën e parë të këtij muaji u shpall kampion i Evropës me Liverpool-in, po i shijon pushimet në Amerinë Jugore pas një sezoni rraskapitës.
Me të bashkë është edhe gruaja e tij, Ulla Sandrock, dhe ish-trajneri i Borussia Dortmund bën mirë të marrë energji para turneut parasezonal që Të Kuqtë do ta nisin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.