Lajmet e fundit

Në Klinikën Intenzive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka mungesë të shtretërve, njofton Klan Kosova.
Pacientët në këtë vend i sjellin nga të gjitha klinikat e institucionit më të lartë shëndetësor në vend.
Ndonëse veprojnë në këto kushte, Shefi i Klinikës së Anestezisë dhe Mjekimit Intenziv, Rexhep Gjuliqi, thotë se janë të kufizuar të ofrojnë një shërbim më të gjerë në këtë klinikë të mjekimit të sëmurëve në gjendje kritike.
Mbase kjo situatë nuk do të zgjatë edhe shumë, pasi që planifikohet që Klinika Intensive të bartet në objektin e ri.
Në fakt punimet në këtë objekt është dashur të përfundohen në muajin qershor.
Por megjithatë investitorët që është Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA, kanë dhënë një afat se kur intenziva e re do të lëshohet në funksion.
Klinika e re e Kujdesit Intensiv, do të ketë 27 shtretër dhe ka kushtuar rreth 2 milionë euro.
Kronikë nga Vullnet Krasniqi