Lajmet e fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se FSK-ja në rajonin e Klinës, ka konfiskuar 11 copë granata dore dhe 470 copë fishekë , 1 kilogram eksploziv plastik dhe 6 copë detektorë elektrikë

Policia e Kosovës ka njoftuar se FSK-ja në rajonin e Klinës, ka konfiskuar 11 copë granata dore dhe 470 copë fishekë , 1 kilogram eksploziv plastik dhe 6 copë detektorë elektrikë.
Këto konfiskime pasuan pasi një mashkull i komunitetit shqiptar kishte informuar policinë se bleu shtëpi nga një mashkull i komunitetit serb dhe se brenda brenda oborrit të shtëpisë dyshonte se kishte lëndë shpërthyese, njofton Klan Kosova.
Pas raportimeve Forcat e Armatosura të Kosovës dhe ekipet kompetente dolën në vendin e ngjarjes e ç’rast edhe ndodhën konfiskimet për lëndët e lartpërmendura.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokuroria kompetente, njofton Klan Kosova.