Lajmet e fundit

Është gjetur një tre vjeçar i cili kishte humbur në pyllin e fshatit Rixhevë të Klinës gjatë mbrëmjes së të hënës.
Sipas policisë, fëmija ishte zhdukur rreth orës 19:50 gjersa së bashku me prindin e tij i cili ishte duke punuar ne arën afër pyllit.
Policia thekson se menjëherë iu ka përgjigjur vendit të ngjarjes me të gjitha njësitë e SP. Klinë dhe DRP-Pejë.
"Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësia e zjarrfikësve, dhe një numër i konsideruar i banorëve të fshatit Rixhevë (rreth 150) nga të cilët ka kërkuar ndihmë Policia, dhe të gjithë së bashku kanë filluar kërkimin e fëmijës së humbur".
"Fëmija i humbur është gjetur rreth orës 22:45, ne një rrugë pylli nga fshataret dhe policia 3-kilometra larg nga vendi ku kishte humbur".
"Gjendja e tij ishte e mirë dhe ai është dërguar ne QKMF-ne Kline për tu vizituar nga mjeku dhe me pastaj ju është dorëzuar familjareve", bën të ditur policia, transmeton Klan Kosova.