Lajmet e fundit

Faton Klinaku, Sekretar i organizatë së veteranëve të luftës, ka thënë se policia ka ndaluar disa autobus me protestues që pritet t’i bashkohen protestës, transmeton Klan Kosova.
Por ai tha se nuk është shumë i rëndësishme numri i protestuesve sa është e rëndësishme kërkesa që kanë, për mosvotim të Gjykatës Speciale.
“Policia ka ndaluar autobusët me protestues, por pa marr parasysh pjesëmarrjen në protestë ne e kundërshtojmë Gjykatën Speciale”.
“Mos ta votojnë deputet sepse është në kundërshtim me interesin e Kosovës”.
“Qytetarët nuk duhet më t’i votojnë kurrë deputet që e votojnë sot gjykatën”.
“Ne do të protestojmë vazhdimisht, kjo protestë duam të ndikojë tek deputet që të vetëdijesohen. Gjykata duhet të jetë vendore”, ka thënë Klinaku për Klan Kosova.
Ai ka siguruar që protesta do të jetë e qetë.
“Natyrisht se do ta menaxhojmë protestën bashkë me policin, është me rëndësi që gjykata të mos kalojë”.