Lajmet e fundit

Në Klinë është zbuluar gjate ditës së sotme shtatorja e Skënderbeut.
Kryeministri Ramush Haradinaj, ishte ai i cili e zbuloi këtë shtatore, gjatë kësaj ngjarje ai tha se Gjergj Kastrioti, vjen në Klinë si mesazh i vazhdimësisë së një rrugëtimi qindravjeçar për liri të kombit tonë
“Në shënim të 575-vjetorit të Lidhjes së Lezhës, Kryeheroi ynë, Gjergj Kastrioti, vjen në Klinë si mesazh i vazhdimësisë së një rrugëtimi qindravjeçar për liri të kombit tonë dhe do të shërbejë jo vetëm si kujtesë për veprën, doktrinën dhe trashëgiminë e jashtëzakonshme të Skënderbeut, por si frymëzim për të ndjekë hapat e tij”, shkruan Haradinaj në rrjetin social Facebook.