Lajmet e fundit

Të hënën në fshatin Kliçinë të Pejës, është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete nëntë të dyshuar meshkuj, dhe si pasojë të gjithë kanë pësuar lëndime trupore.
Dy prej tyre janë duke qëndruar në spitalin e Pejës për tretman të nevojshëm mjekësor, ndërsa te dyshuarit tjerë janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një AK/47 , 18 copë gëzhoja dhe dy predha.
Rasti është duke u hetuar.